Rritja e turizmit, Rama: Frytet e rrugës “Shqipëria 2030”, do jemi kampion në rajon

25 Gusht 2023 | 13:22

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një konferencë për media ku u ndal tek  sezoni turistik në Shqipëri.

Rama tha se të gjitha investimet e kryera kanë dhën frytet e para domethënëse në rritjen e numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë.

Ai shtoi se pjesë e planit për “Shqipërinë e vitit 2030” është shpallja kampione për turizimin në Ballkan.

Rama vlerësoi dhe investimet e bëra në aeroportin e Tiranës nga koncensionari, duke e kthyer atë në aeroportin me rritjen më të madhe të trafikut ajror në Evropë.

“Sot shohim frutet e para domethënëse dhe kuptimplota të një rruge që për ne është përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030, ku Shqipëria do të jetë kampoione absolute në rajonin tonë, kur them për rajonin tonë e kam fjalën për Ballkanin Perësnimor. Shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm dhe në aspektin e afrimit thuajse të plotë me Greqinë apo të tjera vende që janë përpara nesh kur vjen puna te  numri i turistëve për frymë. Duhet nënvizuar një element që është aeroporti i Tiranës i cili ka pësuar një ndryshim të qënësishëm me investimet që janë bërë nga kompania shqiptare. E keni parë dhe klasifikimin nga Agjencia Evriopiane e Trafikut Ajror dhe Shqipëria në numrin e pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026