Si ndodhi helmimi i turistëve polakë, 6 mln lekë gjobë anijes turistike

26 Gusht 2023 | 17:02

22 fëmijë polakë që kishin ardhur në Shqipëri, për pushime përfunduan në spitaline  Vlorës, simptoma të helmimit nga ushqimi. Në total 41 ishte numri i turistëve të cilët ishin nisur me autobus nga qyteti i Shkodrës, dhe pasi kanë mbërritur në Vlorë kanë udhëtuar me një anije turistike.

Gjëndja e tyre shëndetësore është stabilizuar ndërsa autoritetet ligjzbatuese kanë nisur të ndërmarrin veprimet e para ligjore për rastin në fjalë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar mbrëmjen e djeshme kontrolle në anijen që bën turin Karaburun-Sazan, me të cilën udhëtuan turistët e helmuar. Ekspertët kanë marrë mostra të ushqimit që është konsumuar nga turistët për t’i dërguar për analizë të detajuar në laboratorët qendrorë në Tiranë. AKU do të nisë testimin për salmonelë, ndërkohë që do duhet 3-4 ditë për të dalë përgjigja e analizave.

Ndërkohë  Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostra të feçeve të fëmijëve dhe personave në bord, të cilat po i analizon deri në një përfundim zyrtar për të përcaktuar shkakun nga ka ardhur helmimi.

Mësohet se AKU ka vendosur të ndëshkojë me masë administrative gjobë, në masën 6 milion lekë të vjetra subjektin që operon anijen turistike në fjalë për shkak të “mosplotësimit të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026