Usyk, i ‘pandalshëm’| Ukrainasi mbron titujt, mposht në raundin e 9-të Daniel Dubois

27 Gusht 2023 | 12:41

Një përballje mes dy gjigantëve, me më tepër emër padyshim Oleksandër Usyk e në anën tjetër britaniku Daniel Dubois.

Luftim ashtu siç i ka hije boksierëve profesionistë të peshave të rënda ishte ai i zhvilluar në Poloni, me yllin ukrainas që triumfoi pas 9 raundesh. Raundi i parë i ndeshjes së vitit pa dy boksierë të përqendruar dhe të kursyer në grushte.

Pasiguria e Dubois u shtua në raundin e dytë, aty ku mundi të dhuronte vetëm një goditje, ndërsa në të tretin nisi dominimi i Usyk.

Raundi i katër po ashtu tregoi një dëshirë nga 25-vjeçari Dubois, por pa treguar saktësi në goditjet e tij. Në vijim Usyk shtoi ritmin e goditjeve të saktë në nofullën e kundërshtarit, duke bërë që të triumfonte me Knock Out në raundin e 9.

Pas kësaj fitore, kampioni ukrainas arriti të mbronte disa tituj e konkretisht ËBA, ËBO, IBF dhe IBO. Pavarësisht humbjes, Dubois përfitoi afro 3 mln euro, ndërsa në anën tjetër kundërshtari i tij më tepër se trefishin.

Edhe pse në moshën 36-vjeçare, Oleksandr Usyk renditet në vendin e parë në renditjen botërore, ku bëhet fjalë për plot 1356 boksierë. Prej kohësh, ylli ukrainas kërkon një përballje me Tyson Fury, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në atë që do të konsiderohej një ndër luftimet më të bukura në boksin botëror.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026