Përshtatën lokalin për lojëra fati, 2 në kërkim dhe 1 në hetim në Malësi të Madhe

27 Gusht 2023 | 12:47

Dy pronarë të një lokali në Koplik janë shpallur në kërkim, ndërsa një 43-vjeçar është vënë nën hetim në Malësi të Madhe, pas një operacioni policor që goditi një rast të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas kishin përshtatur lokalin e tyre, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Slot Machine”.

Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit E. H., 34 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe.

Nga kontrollet, shërbimet e Policisë konstatuan se këta shtetas kishin përshtatur lokalin që kishin në bashkëpronësi, në Koplik, për organizim të lojërave të ndryshme të fatit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë. Nga ky ambient, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një tavolinë për lojën “Poker”, 6 makineta për lojëra fati, letra bixhozi, çipsa, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një fishek armësh imituese dhe 1 celular.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 43 vjeç, banues në Malësi të Madhe, pasi u kap në ambientet e këtij lokali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026