“Nafta e Shpiragut, lajm i mirë për Shqipërinë”, Çoçoli: Zbulim që sjell përfitime

27 Gusht 2023 | 14:33

Një pasuri e jashtëzakonshme e nëntokës shqiptare siç është nafta, pritet të kthehet në përfitime kolosale për vendin tonë përmes pagesave së asaj që njihet si renta minerare. Bëhet fjalë për puset e shpuara në Shpirag të Beratit nga ku pritet të nisë nxjerrja e arit të zi.

Qeveria planifikon t’i administrojë ato nga Fondi Sovran. Ky Fond Sovran do të krijohet prej vjeljes së rentës minerare, fillimisht nga prodhimi naftës dhe gazit në puset e naftës në Shpirag, e më pas do t’i shtohen të ardhurat nga të tjera vendburime, si ato të Dumresë.

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi lajm të mirë për Shqipërinë zbulimin e naftës, që do të sjellë përfitime për vendin.

“Është lajm i mirë, një sihariq kombëtar. Mund të kemi vetëm përfitime nga zbulimi i naftës në Shpirag. 4 vite më parë Shell në një njoftim për shtyp tha diçka interesante që janë zbuluar pranë nafte në këtë zonë që për nga natyra është e ngjashme me fushën e zbuluar, rezervave të zbuluara në Italinë jugore”, tha Çoçoli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026