Parashikimi i motit, meteorologu Osmani tregon ç’do të ndodhë me temperaturat

18 Janar 2021 | 07:28

Në një intervistë për Euronews Albania, Hakil Osmani, meteorolog pranë Meteoalb tregoi se gjithë java do të jetë me mot të kthjellët.

Dita e martë dhe e mërkurë do të sjellin prezencë ë pakët të vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu dhe dëbore në zonat malore, ndërkohë që e premtja dhe fundjava do të sjellin prezencë të dukshme të reshjeve.

“Pritet që reshjet të kenë intensitet mesatar jo të lartë,” – tha Osmani duke sqaruar se reshjet e javës së dytë të janarit nuk do të kthehen.

Lajme të mira sa i takon vlerave termike ku përvec ditës së hënë dhe të martë që do të jenë me mot të ftohtë nga e mërkura e në vijim temperaturat do të rriten.

“Do të kemi një përmirësim me 8 apo 9 gradë të vlerave termike,” – u shpreh Hakil Osmani.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të përballen me një rritje të temperaturave që do të shoqërohet me reshje shiu dhe reshje të pakta bore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026