Shqiptarët duan makina të shtrenjta, shpenzuan mbi 44 miliardë lekë për automjete
Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë makina më të mira, më të reja dhe më të shtrenjta.
Raporti i fundit i Drejtorisë së Përgjithëshme të Transportit Rrugor ka nxjerrë në pah, se shpenzimet për të blerë makina janë rritur.
Rreth 44,5 miliardë lekë të reja është totali i investuar nga shqiptarët për mjetet rrugore që importuan dhe regjistruan për herë të parë, në 7 muajt e parë të vitit 2023.
Kjo shifër është 31% më shumë krahasuar me vitin 2022 dhe 55% shumë nësë do të karahasojmë me të njëntën periudhë të vitit 2018.
Të dhënat tregojnë se janë blerë 42,238 mjete dhe vlera mesatare për mjet të regjistruar për herë të parë është 1,033,512 lekë të reja.
Nëse do ta krahasojmë me një vit më parë, shohim se vlera e një makinë është 11.4% më e lartë dhe 36% më shumë se në vitin 2018.
Për ekspertët këto të dhëna tregojnë se shqiptarët jo vetëm po “motorizohen fuqishëm” por edhe po blejnë mjete më të mira më miqësore me ambientin dhe më të sigurta. Njëkohësisht kjo tregon dhe rritjen e forcës blerëse dhe ekonomike.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës