Man City ngjitet në krye, java III e Premier League, Liverpool fiton ndaj Newcastle
Shefild United ishte pengesa e radhës e kaluar me sukses nga skuadra e Pep Guardiolës, e cila triumfoi në shifrat 1-2. Manchester City është ngjitur në vendin e parë në tabelën e klasifikimit, ndërsa është e vetmja skuadër që ka 3 fitore. Përballja e së dielës rezultoi e suksesshme për the cityzens, të cilët shpërdoruan 1 penallti në pjesën e parë, me atë që do të shënonte në fraksionin e dytë, Haaland.
Rodri do të vuloste fitoren 1-2. Liverpooli ka përmbysur Newcastlen në transfertë, me vendësit të cilët kaluan në avantazh me Gordon në fraksionin e parë të lojës. Edhe pse me 10 lojtarë, të kuqtë ia dolën të kthejnë rezultatin në favorin e tyre, me një dygolësh të uruguaianit Nunez.
Edhe Aston Villa ka marrë fitoren e radhës në Premier League, duke zhytur Burnleyn në zonën e ftohtë. Të besuarit e Unai Emery fituan në shifrat 1-3, me dygolësh e Cash dhe Diaby, në anën tjetër realizoi Foster. Aktualisht kampionati udhëhiqet nga Manchester City, e më pas në radhë West Ham, Tottenham, Liverpool e Arsenal.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 10:51 Rusia dhe Ukraina intensifikojnë sulmet. 28 dronë rrëzohen pranë Moskës, Kievi shënjestrohet nga raketat balistike
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm