Zgjerimi i BE në 2030? Komisioni Evropian komenton propozimin e Charles Michel
Komisioni Evropian ka komentuar propozimin e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel i cili deklaroi që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet tashmë kandidate dhe Bashkimi Evropian të jenë të gatshme për zgjerim.
Në një konferencë për mediat në Bruksel këtë të martë, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinat tha se Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Nuk jemi të fokusuar në afate kohore. Kemi instrumente për t’i ndihmuar kandidatët për t’u afruar me BE-në edhe para se të bëhen anëtare. Komisioni ka dëshmuar se është i përkushtuar që ta mbajë procesin e zgjerimit si prioritet”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian.
Spinat thotë se vendet kandidate duhet të jenë gati për anëtarësim në familjen europiane.
“Gjithmonë kemi thënë se zgjerimi është prioritet dhe kandidatët duhet të anëtarësohen kur të jenë gati. Kemi punuar për së afërmi me kandidatët për t’i ndihmuar që ata të kryejnë reformat”, u shpreh Spinat.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian paralajmëroi se liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë për zgjerimin në samitin e Granadës në Spanjë, më 5 tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore