Wagner njofton se Prigozhin u varros në Shën Petersburg

29 Gusht 2023 | 17:36

Ceremonia mortore për kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, është mbajtur më 29 gusht, tha grupi mercenaW.

Prigozhin vdiq më 23 gusht, pas rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonte nga Moska për në Shën Petersburg.

“Ceremonia e lamtumirës për Yevgeny Viktorovich u mbajt përmes një organizimi të vogël. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoye”, u tha në kanalin në Telegram që përdoret nga Wagner.

Varreza që grupi iu referua gjendet në periferi të qytetit të Shën Petersburgut.

Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi se Prigozhin vdiq gjatë rrëzimit të avionit privat. Avioni, me dhjetë persona në bord, u rrëzua më 23 gusht në veri të Moskës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit të një udhëtimi në Lindjen...
10:35 | 25/06/2026

Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu solidaritet për popullin venezuelian të enjten pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin gjatë natës. “Shprehim solidaritetin...
10:17 | 25/06/2026

Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës

Zëvendëskryetari i partisë Yabloko të Rusisë, Maxim Kruglov u dënua me 7 vite burg të mërkurën për përhapjen të gënjeshtrave rreth ushtrisë ruse. Kruglov u arrestua në...
10:17 | 25/06/2026