Dilemat e Kombëtares, ndaj Çekisë priten ndryshime, porta shqetëson Sylvinhon
Më 7 shtator Shqipëria zhvillon ndeshjen e radhës në transfertë në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024. Kuqezinjtë ende nuk janë grumbulluar, ndërsa dilemat janë të pafundme, kryesisht në portë. Euronews Albania mëson se lojtari më i përfolur është Mirlind Daku, ndërsa burimet pohojnë se ndaj tij është bërë gati thirrja. Trajneri Sylvinho nuk është bindur nga disa lojtarë, edhe pse ka marrë mesazhe pozitive.
Lista nuk pritet të ketë shumë ndryshime, me futbollin vendës që mbetet në hije, ndërsa lojtarët e vëzhguar prej tij janë Hadroj, Rrapaj, por dhe sulmuesi Bekim Balaj. Ashtu si në ndeshjet e mëparshme, pak lojtarë preferohen nga Superliga, por ndeshja konsiderohet deçizive, duke bërë që braziliani të hedhë sytë diku jashtë.
Broja është mungesa kryesore në skuadër, ndërsa të konfirmuarit janë padyshim Asani e Uzuni, të cilët shënuan gol në fundjavë, ndërsa bëhet me dije se edhe Seferi është një kartë tjetër e preferuar nga tekniku, por edhe Anis Mehmeti që po merr minutazh tek Bristol. Si zakonisht shqetësim është porta, me Strakoshën e Berishën që nuk po aktivizohen, ndërsa Kastrati vijon të jetë titullar i padiskutueshëm tek Cittadella. Në këtë situatë Sylvinho është kushtëzuar, e me shumë mundësi njëri prej Strakoshës e Berishës nuk do të thirret.
Sa i përket mesfushës dhe mbrojtjes, situata është pozitive me një numër të madh alternativash në dispozicion të 49-vjeçarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi