Inflacioni në eurozonë nuk tregon ndryshim, 5.3% edhe në gusht
Inflacioni në 20 vendet që përdorin monedhën europiane mbeti i qëndrueshëm në gusht në 5.3%, ende shumë larg objektivit prej 2% të Bankës Qendrore Evropiane.
Banka qendrore e Gjermanisë parashikon që ekonomia e vendit, më e madhja e Evropës, do të jetë pak a shumë në stanjacion në tremujorin aktual duke shtuar një varg performancash të dobëta.
Produkti i brendshëm bruto gjerman ngeci në tremujorin e dytë, pas rënies në të dy tremujorët e mëparshëm, pasi vendi luftoi me çmimet e larta të energjisë, rritjen e kostove të huamarrjes dhe dobësinë në Kinë, e cila ka qenë një partner kryesor tregtar.
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi muajin e kaluar se Gjermania do të ishte e vetmja ekonomi e madhe e globit që do të tkurret këtë vit, edhe me një rritje të dobët ekonomike në mbarë botën mes rritjes së normave të interesit dhe kërcënimit të inflacionit në rritje.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve