“Luftë” tjetër për vulën? Hasa: PD është një, kush ka kundërshtime të vijë në Kuvend
Koordinatori për Teknologjinë e komunikimit dhe digjitalizimit në PD, Endri Hasa ishte këtë të enjte i ftuar në studion e Euronews Albania për të folur rreth mbledhjes së kryesisë të zhvilluar në ditë më parë ku është diskutuar për Kuvendin që pritet të zhvillohet më 2 shtator.
I pyetur nëse do ketë një përsëritje të historisë ku deputetët e Partisë Demokratike të ndarë në grupe të kërkojnë “vulën”, Hasa tha se Partia Demokratike është vetëm një dhe institucionet e saj janë në detyrë.
Ai shtoi gjithashtu se i fton të gjitha ata që kanë kundërshtime apo ide ndryshe për të bërë një Parti Demokratike më të mirë, t’i bashkohen Kuvendit të 2 shtatorit e të diskutojnë atje, pasi sipas tij ajo që është më e rëndësishmja është që Partia Demokratike të ecë përpara.
“Partia Demokratike është një, institucionet e saj janë në detyrë, të gjithë ata që duan t’i thonë vetes se janë Partia Demokratike, bëjnë lojën e qeverisë. Çështja është se ne duhet të ofrojmë alternativë, ne duhet t’u ofrojmë shqiptarëve përfaqësues më të mirë, përfaqësues më të denjë. Gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta e të reflektojë mbi të kaluarën e tij.
I ftoj këta që kanë debate e diskutime të vijnë të marrin pjesë në kuvendin e datës 2 shtator, këta që kanë kundërshtime dhe ide, të vijnë të flasin, të diskutojnë, të japin alternativën e tyre për një Parti Demokratike më të mirë. Ajo që është më e rëndësishme është që Partia Demokratike të eci përpara”,-tha Endri Hasa.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje