Ema Andrea: Mentaliteti në Shqipëri nuk favorizon gratë që duan të bëjnë karrierë
Abuzimi seksual është nje temë shumë e diskutuar në shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Abuzimet e ndryshme ndaj femrave janë kthyer në një fenomen, i cili prek jetën publike dhe private.
Një temë e tillë u trajtua ditën e djeshme në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, ku ishte e ftuar artistja e njohur Ema Andrea, e cila gjithmonë ka folur për këtë çështje shqetësuese.
E pyetur nga moderatorja, znj. Ilva Tare nëse ka abuzime seksuale në jetën publike në Shqipëri, aktorja u shpreh se ky fenomen vazhdon të jetë tejet shqetësues.
Znj. Andrea u shpreh se femrat në shumicën e rasteve nuk e denoncojnë këtë fenomen sepse kanë frikë se morali do t’i kthejë ato sërish në fajtore ose do t’i viktimizojë në maksimum.
“Po të shohim në vendin tonë, në rastet e vrasjeve në familje, kur gratë kanë reaguar, kanë reaguar sepse jeta e tyre ka shkuar në ekstrem ndaj dhunës, abuzimit e të tjerë”, është shprehur artistja.
Aktorja tha se në botë, këto gjëra bëhen për një jetë më të mirë, që artistët të bëjnë një karrierë, të shkojnë deri diku, por duke patur edhe shance të tjera.
“Në Shqipëri e marrin për të mirëqenë një gjë të tillë dhe bëhet fjalë për mbijetesë ose për të marrë atë që meriton, dhe bëhet shumë më i rëndë diskutimi dhe natyrisht që viktimizimi më pas. Ti do të bëhesh fajtore në shoqëri dhe kudo tjetër. Dhe nuk është aspak e lehtë t’i përballosh sepse ne jetojmë me një mentalitet të tillë”, u shpreh Ema Andrea.
Artistja e vuri theksin edhe tek mungesa e rrespektit ndaj nënës, fenomen, i cili shkakton disa problematika të tjera në raport me femrën.
“Mendoj se mungon rrespekti ndaj nënës, dhe në momentin që mungon rrespekti ndaj nënës tënde, ti atëherë do ta kesh të lehtë të abuzosh me çfarëdolloj femre tjetër dhe natyrisht etja, pangopshmëria dhe injoranca që i vendos meshkujt kur janë në pushtet të kërkojnë të tilla gjëra ose nëse kaënë ndonjë sëmundje mendore pastaj”, tha Andrea.
Artisja e mbylli fjalën e saj duke u shprehur se disa gjëra janë përmirësuar kohët e fundit, por akoma ka shumë gjëra për të rregulluar.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës