Libra të pajisur me çip, “Sotir Kolea” kushte të sigurta për të ruajtur thesaret

1 Shtator 2023 | 17:24

Qendra “Sotir Kolea” është gati të gumëzhijë nga të rinjtë. Dikur e njohur si biblioteka e vjetër e kryeqytetit, tashmë kjo hapësirë është rikonceptuar si një qendër multifunksionale.

“Këtu organizohen konferenca, takime, diskutime. Të jetë e gjallë dhe të ketë arsye pse te rinjtë dhe studentët të vijnë këtu”, thotë Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Me disa salla ku librat janë organizuar sipas gjuhëve, biblioteka me koleksione librash mbi 200-vjeçarë do të mikpresë të gjithë studiuesit e huaj dhe shqiptarë.

“Ka mjaft vlera të mëdha, vlera unikale për librat që gjenden por edhe vlera historike sepse këto libra kanë qenë në Shqipëri, dhe shpeshherë janë dëshmi e lidhjeve të intelektualeve dhe institucioneve shqiptare me Europën. Shumë libra që janë këtu në sallën franceze dhe italiane janë disa shekuj të vjetra, janë sekuestruar nga familje, nga intelektuale shqiptare”, tregon Misha.

Një model europian, ku thesaret ruhen në kushte të sigurta, po pajis me çip të gjithë librat e rrallë.

“Secili libër do të ketë nje çip, që të sigurohet ky lloj modeli. Secili libër bën ‘pip pip’ po e more pa leje, sepse detyra e bibliotekës është konservimi”, shprehet ai.

“Revue des deux mondes”, shqyrtimi i dy botëve, një nga revistat periodike më të vjetra franceze, ende aktive gjendet për ju në qendrën “Sotir Kolea”.

Disa nga titujt më unikë dhe të rrallë do të jenë të aksesueshëm për lexuesin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026