Ardhja e Bashës në krye të PD / Nesturi: I vetmi që mund të përballet me Berishën

3 Shtator 2023 | 15:57

Analisti Plator Nesturi, së fundmi i ftuar në Euronews Albania, ka komentuar situatën në Partinë  Demokratike dhe ardhjen e Lulzim Bashës në krye të saj.

Ai theksoi se mënyra se si erdhi Basha në krye të kësaj force politike nuk është demokratike por që sipas tij ai nuk duhet nënvlerësuar.

Më tej ai nënvizoi se Basha është i vetmi që mund të përballet me Sali Berishën.

“Çdo gjë që po ndodh sot në Shqipëri shpesh herë janë të varura me zhvillime të tjera që kanë të bëjnë me aspektin e drejtësisë. Kjo ka të bëjë me kualudime të caktuara që po bëhen në kuadër të këtyre hetimeve  të këtij institucioni të ri. Këto janë të gjitha lëvizje politike por që kanë në vetvete sensin e drejtësisë brenda. Ka filluar me Berishën dhe gjithë procesi tjetër duket se do të jetë i ndërvarur dhe nga zhvillimet e tjera të pritshme. Nëse do kemi hetime që deri më tani kanë  prekur mazhorancën por mund të kemi dhe individë nga ana e opozitës, atëherë mund të kemi dhe zhvillime tjera.

PD dhe rithemelimi janë dy kazerma të cilat i kanë të paqarta se cilat janë efektivët e tyre. Mënyra se si erdhi Basha nuk është shumë demokratike, por është një element që nuk duhet nënvlerësuar, pasi mendoj se edhe një pjesë e demokratëve, mendojnë se mund të ishte i vetmi që mund të përballet me Berishën. Vetë pozicionimi i tij i mëparshëm ndaj Berishës, ja jep këtë status.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024