Ndërron jetë ushtari shqiptar në Afganistan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan, ku ka ndërruar jetë një ushtar shqiptar që ishte me mision.
Ministria e Mbrojtjes njofton se ka humbur jetën me orën lokale 22:40 të Afganistanit ushtaraku me iniciale XH. J.
Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Edhe më herët kanë humbur jetën ushtarë shqiptarë me misione jashtë vendit.
Në vitin 2012 humbi jetën kapiten Feti Vogli gjatë misionit të NATO-s në Afganistan, ndërsa mbeti i plagosur rëndë ushtari Aleksandër Peçi.
Sakaq në vitin 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat