Mungojnë specialistët/ Edhe administrata shtetërore në ‘hall’ për burime njerëzore

4 Shtator 2023 | 15:57

Edhe administrata publike po vuan për punëtorë të aftë. Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve evidentohet në një  nga raportet e fundit të Ministrisë së Financave.

Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve po vë në vështirësi administratën publike. Me këtë shqetësim përballet Ministria e Financave, teksa bën planifikimin e strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike.

Në raport ajo, vlerëson se mungesa e burimeve njerëzore është bërë pengesë për arritjet në pikat kyçe politikës fiskale.

“Për sa u përket rregullave fiskale, sfida kryesore lidhet me trajnimin e stafit të sektorit për analiza dhe statistika. Për të kapërcyer këtë problem, po planifikohet të ndjekin trajnimet për ta zbutur këtë risk. Këto dy vite,  janë hapur procedurat e rekrutimit”, thuhet në raport.

Mungesa e stafit dhe ekspertëve është shqetësim madhor pothuajse në të gjitha funksionet.

Këtë vakum e kanë hasur vitin e kaluar, institucione si Kadastra dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë.  Edhe për zgjerimin e përdorimit të sistemit online të thesarit gjatë vitit 2022 u shfaqën rreziqe të brendshme që lidheshin me mungesën e specialistëve në sektorin IT.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026