3 punonjës policie dhe 1 i gardës janë arrestuar gjatë muajit gusht

4 Shtator 2023 | 15:59

Gjatë muajt gusht 27 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 2 të Gardës së Republikës janë rastet e referuara në Prokurori si persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Referuar të dhënave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore 3 punonjës policie dhe 1 i gardës janë arrestuar.

Ndërsa për 6 efektivë të tjerë gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’.

Komisioni disiplinor për 1 punonjës policie ka vendosur mosfillimin e hetimit për “Shkelje të rëndë” dhe rekomandimin për fillimin e hetimit disiplinor për “Shkelje të lehtë”.

Po ashtu për 6 punonjës policie Komisioni Disiplinor vendosi pezullim të hetimit disiplinor deri në përfundim të hetimit penal.  

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë prish sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, çështja kthehet në GJKKO

Gjykata e Lartë ka vendosur të anulojë vendimin që kishte lënë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetajt, duke e kthyer dosjen për shqyrtim...
18:22 | 18/06/2026

Avokati i Popullit nis hetimin e veprimeve të policisë ndaj protestuesve, takon aktivistët e proceduar

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti sot një grup aktivistësh të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar dhe ndaj të...
18:06 | 18/06/2026

Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK

Familja e Bajrave ka kallëzuar në SPAK deputeten Marjana Koçeku lidhur me postimin e saj të shpërndarë në medias sociale. Bajrat e kanë kallëzuar për shpifje...
16:39 | 18/06/2026