Vijojnë shkarkimet në Superligë, Kukësi largon trajnerin pas humbjes ndaj Egnatias
Shkarkimi i trajnerëve në Superligën Shqiptare vijon të jetë një sport më vete, ndërsa e merr vëmendjen në cdo moment. Pas shkarkimit të Stavri Nicës nga Laci, tani ishte radha e Rraman Hallaçi, me këtë të fundit që i dha fund aventurës me Kukësin. Ish-kapiteni i kësaj skaudre që më pas mori rolin e trajnerit u shkarkuar pas humbjes së pësuar ndaj Egantias.
Hallaçi mori drejtimi ne skuadrës që në sezonin e shkuar, ndërsa arriti të siguronte qëndrimin në elitë me ekipin verilindor. Këtë sezon situata është edhe më e vështirë, me kuksianët të cilët e kanë nisur keq sezonin. Një merkato jo normale, e cila pasqyrohet në fushën e lojës, bën që Kukësi të jetë shumë larg objektivave të vendosur nga drejtuesit.
Në javën e parë u mposht nga Vllaznia në Loro Boriçi 3-1, ndërsa përballja e dytë një disfatë e thellë me Egnatian, bëri që palët të ndërpresin marrëdhëniet. Futboll Klub Kukësi ka bërë një njofti mdhe në rrjetet sociale ku njofton largimin e Hallaçit, ndërsa thuhet më tej se shkak janë bërë rezultatet negative në dy javët e para. Sa i përket zëvendësuesit, ende nuk ka një emër konkret, ndërsa skuadra do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Dinamos që luhet më 13 shtator.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë