Banorët e Fierzës kallëzojnë në SPAK kryetarin e Bashkisë Tropojë

4 Shtator 2023 | 16:22

Banorët e Njësisë Administrative Fierzë kanë kallëzuar në SPAK kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberajn.

Sipas banorëve të zonës, kryebashkiaku i Tropojës ka favorizuar kushurinjtë e tij në lidhje me një gurore në zonë, në kundërshtim të hapur të ligjit për konfliktin e interesit.

Në denoncimin e firmosur nga 320 banorë të zonës, është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme dhe përfaqësuesi i firmës së gurores  Avni Byberit, si dhe shef i komisaritatit të Tropojës Përparim Allmuça me akuzën e “ Korrupsionit pasiv e aktiv i fuksionarit të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurit vendor”

Ndërkohë raportohet se këtë të hënë IKMT ka ndërhyrë në objektin ku po ndërtohet fabrika e bitumit duke shembur strukturat e betonit.

“Ne kallëzuesit jemi banorë të Bashkisë Tropojë, ku po bëjmë rreth 3 vjet që sorollatemi nga kryetari i bashkisë Rexhe Byberi duke mos gjetur zgjidhje. Kryetari i bashkisë Tropojë Rexhe Byberi është i përfshirë në  aktivitete kriminale , dhe për këtë arsye jemi duke bërë këtë kallzim  ku e akuzojmë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penale  dhe për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”.

Këtë aktivitet kriminal ky kryetar bashkie e ushtron me djemtë e xhaxhait të tij ku një prej tyre është dhe i kallzuari prej nesh Avni Byberi, akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv  i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal.”, thuhet në denoncimine  banorëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026