“Beteja” për Këshillat, LZHK e BD pretendime për Memaliajn, Pukën e Tropojën
Teksa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi certifikon rezultatet e 14 majit bashki për bashki, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijojnë të depozitohen dhjetëra ankimime, jo vetëm për rezultatin për kryetarët, por edhe për këshillat bashkiakë.
Vetëm këtë të hënë në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, janë depozituar 5 kërkesa ankimore, për rezultatin e këshillave Bashkiakë, në Memaliaj, Gjirokastër, Pukë e Tropojë.
2 kërkesa ankimore kanë shkuar vetëm për bashkinë Memaliaj. Fryma e Re Demorkatike dhe LZHK kanë kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe rinumërimin e kutive për këshillat bashkiakë, me pretendimin e tjetërsimit të votës dhe shpërndarjes së tyre në subjekte të tjera politike, duke ndikuar në ndarjen e mandateve për këshilltarët.
Lëvizja për zhvillim Kombëtar, ka ngritur pretendimet e saj edhe për bashkinë e Pukës, duke kërkuar rinumërim të kutive dhe ndryshimin e tabelës përmbledhëse.
Në kërkesën ankimore për Pukën, shkruhet se më shumë 35 vota të destinuara për LZHK janë përllogaritur si vota të Partisë Demokratike.
Rinumërim të kutive ka kërkuar edhe Bindja Demokratike për Bashkinë e Tropojës pasi kanë evidentuar në tabelat përmbledhëse 13 vota më pak.
Ndërsa Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, kërkon rinumërim në bashkinë e Gjirokastrës, me pretendimin se votat e tyre kanë kaluar në favor të Partisë Republikane, duke i bërë kështu të humbasin mandatin në Këshillin Bashkiak.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë