Spahiu: Opozita nuk bashkon dot veten, s’ka si të bashkojë popullin

4 Shtator 2023 | 16:32

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se tre grupimet e krijuara brenda Partisë Demokratike nuk mund të ngjallin besim te populli pasi ata nuk po mundet të krijojnë një opozitë të bashkuar.

Duke qenë se Berisha, Bardhi dhe Basha janë të përçarë, sipas Spahiut, ata nuk mund të ngjallin besimin e demokratëve se do të bëjnë një opozitë reale përballë Ramës .

“Do i kujtoja një garë demokratëve, në vitin 2011 kanë garuar për Tiranën dhe kanë hubmur me 10 vota përballë Edi Ramës, Bashkinë e Tiranës.

Edhe 10 vota, 1 familje po t’u largua nga partia, është shumë e rëndësishme. Është i rëndësishëm në politik, çdokush që largohet. Në opozitë nuk ke luksin të largosh askënd, duhet bashkim dhe sot di të them një gjë.

Këta janë të paaftë të bashkojnë Partinë Demokratike, si mund të bashkojnë shqiptarët për të rrëzuar Edi Ramën? Këta nuk bashkojnë dot njëri-tjetrin, kur këta kanë ngrënë bukë me njëri-tjetrin, kanë ndarë në të mirë e në të keqe problematikat me njëri-tjetrin, kanë ndarë në të mirë e në të keqe problematikat me njëri-tjetrin, kanë hyrë në karrierë me aksionet e tyre të përbashkët.

Kur këta tre nuk bëhen me njëri-tjetrin, pse duhet që tre milionë shqiptarë të bashkohen rreth tyre. Ky është problemi i jashtëzakonshëm që Shqipëria dhe opozita është në një krizë lidershipi”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024