Cilët janë partnerët që këshilluan Bardhin të bashkohet me Berishën? Ironia e Jupit

5 Shtator 2023 | 16:54

Anëtarja e kryesisë së PD-së Taulanda Jupi, ironizoi duke thënë që Gazment Bardhi duhet të tregojë se kush janë partnerët ndërkombëtarë që u takua dhe që i dhanë këshilla.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo nënvizoi se Bardhi duhet të ulet në tavolinë me Sali Berishën në përpjekje për të bashkuar opozitën.

Më të tjerash ajo theksoi se Rama nuk luftohet me moral politik.

“Partnerët ndërkombëtarë dhe sidomos SHBA përmes DASH, po kështu dhe Britania e Madhe përmes Home Office janë shprehur qartë në anglisht, por dhe në shqip, Sali Berisha është i shpallur ‘non grata’ dhe unë nuk kam dëgjuar asnjë informacion tjetër që e kundërshton këtë shpallje ‘non grata’ të Berishës . Nëse Bardhi ka qenë në kontakt me partnerët, siç pretendon ai, do doja ti bënte publike këto takime dhe të shikojmë se cilët janë këta  partnerë që e udhëzojnë Bardhin dhe deputetët që e mbështesin atë dhe të shkojë dhe të ulet në bisedime me Berishën për të bashkuar opozitën. Qytetarët shqiptarë duhet të kthejnë sytë nga një e vërtetë shumë e madhe, Edi Rama nuk luftohet pa moral politik”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026