Nora Malaj nga Izraeli: Sot kemi gjyshër modernë, s’duhen parë vetëm si të sëmurë

6 Shtator 2023 | 08:00

Ish-zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka qenë prezente në konferencën që po mbahet në Izrael në lidhje me ndërgjegjësimin e shoqërisë për moshën e tretë.

E ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Good Morning Albanians”, Malaj tha se tashmë mosha e tretë ka ndryshuar, gjyshërit e sotëm, janë modern dhe mjaft aktivë dhe ata nuk duhet të shikohen më vetëm si njerëz të sëmurë që kanë nevojë për shërbim, por si një pjesë e shoqërisë e cila mund të japë kontribute në shoqëri.

“Sot gjyshërit, quhen gjyshër modern. Si puna ime që jam gjyshe dhe kam hyrë në moshën e tretë. Nuk duhen parë gjyshërit vetëm si pjesa që janë të sëmurë, por duhen parë si pjesë aktive e moshimit, të moshohesh në mënyrë aktive. Në konferencën që është bërë qëllimi është që të moshuarit të kenë shërbime në komunitet. Komuniteti është shumë i rëndësishëm”,-tha Nora Malaj për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024