“Debati për tallavanë”, Venera Lumani-Flor Mumajesit: Jam e vogël para muzikës tënde

8 Shtator 2023 | 10:06

Në 14 shtator në orën 21:00, Venera Lumani dhe Lind Islami do të jenë në koncertin e tyre të radhës që do të realizohet në Amfiteatrin e Tiranës.

Ata janë një çift shumë simpatik, të pandarë prej shumë vitesh, në skenë dhe padyshim në jetë. Kanë një harmoni që kuptohet lehtësisht sapo i shikon të dy bashkë dhe ky është koncerti i dytë recital që organizojnë, titulluar në të dyja rastet “Me zemër”.

Venera ishte në studion e “Good morning Albanians” në Euronews Albania ku tregoi se këngët do të jenë të gjitha të tyret dhe nuk do të ketë cover-a.

Ndërkaq, data është zgjedhur krejt rastësisht pasi ishte e lirë nga Amfiteatri. Muaji shtator është pikërisht muaji që donin, siç tha këngëtarja sepse mbaron vera dhe fillon stina e vjeshtës që i përshtatet më së miri formatit të këngëve nga dy artistët.

Ajo sqaroi dhe një “debat” të para 7 viteve me kantautorin Flori Mumajesi sa i takon rrymave muzikore. Ata patën një “përplasje” në Këngën Magjike dhe ishte Mumajesi ai që rikujtoi situatën përmes një postimi në Instagram duke thënë se tashmë “i kishte dalë fjala e tij”.

“Nuk më duket etike nëse flasim pa qenë të gjithë prezent në tavolinë, por që nuk reagova sepse nuk më pëlqen që artistët të grricen me njëri tjetrin nga Instagrami, nga rrjetet sociale. Mendoj se do të ishte shumë më e drejtë, shumë më e bukur që në një moment që do të jemi të gjithë bashkë ta diskutojmë sepse është diskutim shumë i mirë. Mua asnjëherë nuk më ka joshur vëmendja nga gërricjet në Instagram.

E pyetur nëse ajo vetë ka shkuar drejt rrymës tallava, për të cilën debatoi me Mumajesin, Lumani u përgjigj: “Mendoj se njerëzit e keqkuptojnë, ose nuk e dinë fiks se çfarë do të thotë tallava dhe zhanere të tjera, por kjo duhet shpjeguar nga ne artistët. Kam përshtypjen që ka qenë një periudhë jo e mirë e Florit kur të gjithë e sulmonin për muzikën që ai bënte në atë kohë dhe më duket që si për inerci edhe pyetja ime ka marrë një konotacion të gabuar. Unë s’e kam sulmuar asnjëherë, jam shumë e vogël para Florit, para muzikës së tij dhe kam përshtypjen jam përzier edhe unë aty, por pyetja ime ka qenë shumë naive dhe si të thuash për të kërkuar një lloj këshille dhe mendoj që është gabuar, me siguri, edhe për shkak të artikulimit të gabuar sepse ka qenë dukshëm naiviteti i një artisti shumë të ri”.

Ajo sqaroi se këshillën e Florit asokohe e ka marrë dhe e ka implementuar në karrierën e saj për të arritur këtu ku ka arritur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024