Sheholli përgëzon avokatin Emmerson: Zhveshi lakuriq raportin për krimet e UÇK-së
Frederic Abrahams personi i cili hartoi raportet Human Rights Watch në vitin 1998 ku akuzonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, ka deklaruar në gjyqin kundër liderëve të UÇK-së në Hagë se shkrimi ëhstë bërë në bazë të të dhënave të dhëna nga Beogradi dhe jo të një hulumtimi në terren.
I ftuar në studion e Euronews Albania, Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, përgëzoi avokatin e Kadrin Veselit Ben Emmerson, i cili arriti të “zhvishte lakuriq” raportin e Abrahams dhe t’i tregonte botës të vërtetën.
Sheholli madje shkoi dhe më tej kur tha se Kuvendi i Kosovës duhet të rivlerësojë punën e Gjykatës Speciale pasi nuk mund të dënohen njerëz të pafajshëm me dëshmi dhe raporte të rreme.
“Kuvendi i RKS, si iniciatorë dhe themelues i kësaj Gjykate Speciale, apo këtyre dhomave të specializuara, të shikojë rivlerësimin e tërë kësaj çështje, sepse ne e dimë që themelues i kësaj gjykate është Kuvendi i Kosovës dhe në atë periudhë kur është formuar kjo Gjykatë Speciale, të gjithë ata por edhe vetë aktorët të cilët gjenden sot në Hagë kanë dashur që kjo çështje të rregullohet. Por me dëshmi të rreme dhe me dëshmi të këtilla që vijnë nga institucione që dikur i kemi përjetuar si shumë kredibile, siç është kjo e Z. Abrahams që edhe ai me gojën e vetë e pranon se ka marrë informacione dhe i ka ricikluar ato të Serbisë, nuk dëshiron më këtu kurrëfarë komenti, është e arritur e madhe e avokatit Ben Emmerson që arriti ta zhveshë lakuriq raportin”. – tha Sheholli.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta