Pranohet gjykimi i zakonshëm për Mediun, avokati i familjarëve: Jemi dakord

8 Shtator 2023 | 12:28

Avokati i familjarëve të Gërdecit, Dorjan Matlija tha në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës së kësaj të premteje për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, se gjykata pranoi gjykimin e zakonshëm për të.

Matlija deklaroi se ishin dakord me këtë vendim.

“Në këtë seancë u pranua kërkesa e të pandehurit për të kaluar në ritin e gjykimit të zakonshëm, pra gjykata e pranoi si të drejtë kërkesën që i pandehuri ka gjithmonë të drejtë të heqë dorë,” – konfirmoi ai.

Ndërkohë avokati komentoi se 90 dëshmitarët që janë thirrur nga mbrojtja e Mediut.

“Lëvizja e sotme e zotit Mediu përmes mbrojtësve të tij ishte për të justifikuar kërkesën për të bërë gjykim të zakonshëm. Gjatë gjykimit të zakonshëm çdo gjë mund të bëhet nga e para. Në listën e dëshmitarëve dëgjova emra që kanë qenë në proces dhe të tjerë që nuk kanë qenë. Të gjithë personat që nuk kanë qenë në proces, në dijeninë time kanë lidhje vetëm me faktin se përse duhet ta bënte demontimin Shqipëria, por jo se si do ta bënte demontimin Shqipëria, Gjyqi nuk është pse ka demontuar armë ministria e Mbrojtjes në kohën kur ishte Fatmir Mediu ministër, gjyqi bëhet si është bërë ky demontim, kush i dha urdhrat për t’u bërë ku, si, nga kush, me çfarë teknologjia dhe nën mbikëqyrjen e kujt,” – u shpreh Matlija.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026