Rusia sulmon dy qytete ukrainase, një i vrarë dhe dhjetra të plagosur

8 Shtator 2023 | 15:39

Një punonjës policie mbeti i vrarë ndërsa dhjetra persona të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me raketa nga Rusia në qytetin ukrainas Krivi Rih, njoftoi ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko. Krivi Rih është vendlindja e presidentit ukrainas Volodomyr Zelenskyy.

Ndërkohë zyrtarët ushtarakë njoftuan se këtë të premte, forcat e mbrojtjes ushtarake ukrainase rrëzuan 16 nga 20 dronë Shahed të lëshuara nga Rusia mbi rajonin ukrainas të Odesës.

Guvernatori i Odesës, Oleh Kiper tha se ky ishte rasti i pestë gjatë kësaj jave që rajoni ka qenë objektiv i sulmeve ruse.

Të paktën tre persona mbetem të plagosur si pasojë e një tjetër sulmi që Rusia kreu në qytetin ukrainas Sumi.

Presidenti Zelenskyy vlerësoi në fjalimin e tij të së enjtes, tre njësi ushtarake për veprimin “shumë, shumë efektiv” kundër trupave ruse në vijën e frontit në Ukrainën lindore dhe jugore, si pjesë e kundërofensivës që ka ndërmarrë Kievi.

Vlerësimi i zotit Zelenskyy erdhi pas njoftimit të enjten nga ushtria ukrainase se forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan 25 nga 33 dronët që Rusia përdori për të sulmuar rajonet Sumi dhe Odesa gjatë natës.

Pavarësisht vlerësimeve të fundit nga zoti Zelenskyy, kundërofensiva e Ukrainës po ecën më ngadalë se sa kishin parashikuar shumë zyrtarë amerikanë. Kjo do të thotë se kërkesa e fundit e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden drejtuar Kongresit për më shumë ndihmë për Ukrainën po përballet me rritje të kundështimit prej disa anëtarëve të Partisë Republikane.

Në gusht, Presidenti Biden i kërkoi Kongresit të miratojë 40 miliardë dollarë shpenzime shtesë, përfshirë 24 miliardë dollarë për Ukrainën dhe nevoja të tjera ndërkombëtare dhe 16 miliardë dollarë për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026