Dhunohet pronari i një biznesi, Balla shkon në Fushë-Krujë: Duhet rend dhe ligj

9 Shtator 2023 | 20:02

Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbërriti mbrëmjen e kësaj të shtune në Fushë-Krujë, për shkak të një rasti dhune të denoncuar personalisht tek ai.

Balla takoi gruan e cila denoncoi rastin e dhunimit të bashkëshortit të saj në oborrin e biznesit familjar nga disa persona.

Përmes një postimi në facebook se policia po kryen të gjitha veprimet e menjëhershme për zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu ai shton se është urdhëruar Agjecia e Mbikqyrjes Policore që të hetojë të gjitha veprimet apo mos-veprimet e policisë lokale.

“Skena e shëmtuar e Fushë-Krujës në korrik ishte një alarm zgjimi për Policinë e Shtetit dhe që nxorri në pah tolerancën e papranueshme të policisë jo vetëm në atë zonë, por edhe zona të tjera periferike të vendit, e cila jo në të gjitha rastet reagon menjëherë dhe me forcë, duke u sjellë si e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët. E falenderoj Valbonën, një banore të Fushë-Krujës, e cila besoi tek unë duke më dërguar mua personalisht një skenë të ngjashme dhune në oborrin e shtëpisë/biznesit të saj familjar, ku ishte dhunuar barbarisht bashkëshorti i saj nga disa persona. Policia e Shtetit po kryen veprimet e menjëhershme, pas marrjes së pamjeve filmike ndërsa AMP po verifikon veprimet ose mos-veprimet e policisë vendore.

Vajta menjëherë sapo mora mesazhin dhe u takova me familjen e Valbonës në Fushë-Krujë, të cilëve Policia e Shtetit duhet t’i garantojë mbështetje dhe se do të bëjmë gjithçka që në territorin e kësaj republike të mos më ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Në çdo komunitet të Shqipërisë duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe me garancinë e Policisë së Shtetit”, shkruan Balla në facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026