Shkodër/ Arrestohet një person i shpallur në kërkim, procedohen penalisht 3 të tjerë
Një person i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar në Shkodër, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht.
Shërbimet e PKK Muriqan, në hyrje të vendit, kanë ndaluar shtetasin M. K., 38 vjeç, banues në Laprakë, pasi nga verifikimet ka rezultuar se Gjykata Durrësit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu kanë nisur procedimet penale ndaj D. Xh., 39 vjeç, Z. L., pasi u kap duke hedhur pa autorizim, materiale ndërtimi (beton), në një sipërfaqe toke, në malin e Taraboshit si dhe shtetasin B. Z., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr në fshatin Barbullush, si pasojë e të cilit, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me misër, në pronësi të një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi