Shefi qarkullimit Tiranë zbulon cilat mjete mund të hynë mbas orës 07:00-09:00
Shefi qarkullimit në Bashkinë Tiranë Gentian Vocaj tha në një intervistë për Euronews Albania, se cilat mjete mund të qarkullojnë të hënën nga ora 07:00-09:00 , duke qenë se nesër fillon dhe sezoni i ri shkollor.
Vocaj bëri me dije se janë rreth 300 efektivë të policisë bashkiake në terren të vendosur kryesisht në 70 shkolla dhe në 30 kryqëzime kryesore bashkiake me 200 efektivë të policisë rrugore.
Ai nënvizoi se këta të fundit, do të jenë për trafikun dhe sigurinë rrugore por dhe për të kryer kontrolle për zbatimin e urdhrit të bashkisë që në orarin 07:00 me 09:00, në Unazë të Mesme dhe të Vogël të kryeqytetit nuk do hyjë asnjë mjet i transportit të mallrave.
“U bëjmë thirrje edhe firmave që bëjnë furnizime apo drejtuesve të mjeteve që vijnë nga qytete të tjera që në këtë fashë orari nuk mund të hyjnë. Mjetet nën 3.5 ton mund të hyjnë mbas orës 9 ndërsa ato mbi 3.5 ton duhet të presin orën 20:00 të mbrëmjes që të hynë. Në të kundërt merren masa ndëshkimi me gjobë deri në 10 mijë lëkë të reja”, tha Gentian Vocaj.
Si problematikë kryesore ai e cilëson parkimin e automjeteve të prindërve para shkollave
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh