Zbulohet magazina me mallra kontrabandë, arrestohet pronari i postës private

12 Shtator 2023 | 13:10

Administratori i një poste private në Tiranë është arrestuar për shpërndarje me shumicë të mallrave të kontrabanduar.

36-vjeçari i magazinonte dhe shpërndante me shumicë mallrat pa doganë, duke furnizuar dyqane në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Blutë e kryqytetit kanë identifikuar 2 shtetas që furnizonin dyqanet e tyre, me këto mallra, dhe i tregtonin ato, në Durrës dhe në Vlorë.

Njëri nga këta shtetas u vu në pranga, ndërkohë që tjetri u shpall në kërkim.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1400 pako me mallra të ndryshme, kryesisht veshje, me vlerë rreth 20 000 euro.

“Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit M. L., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe F. Gj., 27 vjeç, banues në Durrës.   Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 43 vjeç, banues në Vlorë.   Në Kashar, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin M. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1400 pako me mallra të ndryshme, kryesisht veshje, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. L. furnizonte nëpërmjet postës së tij, me mallra, shtetasin F. Gj., administrator i një subjekti në Durrës, dhe shtetasin S. B., administrator i një subjekti në Vlorë. Gjatë kontrollit në këto dy subjekte, u gjetën gjithashtu pako me mallra të kontrabanduara, që shiteshin me pakicë”, thueht në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026