Putin: Pushtimet sovjetike të Hungarisë dhe Çekosllovakisë ishin të gabuara

12 Shtator 2023 | 13:19

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se pushtimi i Hungarisë dhe Çekosllovakisë në kohën sovjetike ka qenë gabim.

Duke folur në një forum në lindje të Rusisë, ai ka thënë se nuk është e drejtë asgjë në politikë të jashtme që i dëmton interesant e njerëzve tjerë.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ushtria ruse vazhdon të luftojë në Ukrainë.

Bashkimi Sovjetik e ka pushtuar Hungarinë më 1956 dhe Çekosllovakinë më 1969, pas protestave masive dhe kërkesave për më shumë liri.

Presidenti rus i ka bërë këto deklarata në Forumin Ekonomik Lindor, që po mbahet në qytetin lindor të Rusisë, Vlladivostok, shkruan Rel.

Një moderator e ka pyetur se si do të përgjigjej ndaj atyre që thonë se Bashkimi Sovjetik ka vepruar si fuqi koloniale kur i ka dërguar tanket në Pragë më 1969 dhe në Budapest më 1956.

“Ne e kemi pranuar qe një kohë të gjatë se disa pjesë të politikave sovjetike kanë qenë të gabuara dhe vetëm kanë çuar në tensionim të marrëdhënieve. Nuk duhet bërë asgjë në politika të jashtme që janë në kundërthënie me interesat e njerëzve tjerë”, ka thënë Putin.

Sipas tij, vendet perëndimore, sidomos Shtetet e Bashkuara, janë duke e bërë tani gabimin që e kanë bërë dikur sovjetikët.

“Ato u bëjnë presion aleatëve, të ashtuquajtur partnerë. Ato nuk kanë miq. Ato kanë interesa. Kjo është vazhdimësi e të ashtuquajturës formulë britanike”.

Komentet e Putinit për veprimet e Bashkimit Sovjetik në Hungari dhe Çekosllovaki janë ndryshe prej pikëpamjeve të rrethit të tij të ngushtë.

Në gusht, një një tekst të historisë, të shkruar nga një prej këshilltarëve të Putinit, Vladimir Medinsky, pretendohet se Revolucioni Hungarez i vitit 1956 ka qenë kryengritje fashiste e organizuar nga Perëndimi dhe se tërheqja e trupave sovjetike nga Hungaria më 1990 ka qenë vendim i gabuar.

Politikanët dhe historianët hungarezë e kanë kritikuar këtë tekst.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, pati thënë se “ka çështje të historisë së Hungarisë për të cilat as nuk duam të debatojmë me askënd. Revolucionarët e vitit 1956 janë heronjtë tanë”.

Bashkimi Sovjetik është shpërbërë më 1991, ndërsa Çekosllovakia është ndarë në dy shtete, Republikën Çeke dhe Sllovakinë me një vendim që ka hyrë në fuqi më 1 janar të vitit 1993.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026