Kadilli sulmon Bardhin: Një njeri që e fillon politikën ministër, s’është politikan
Ish-kandidatit për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, komentoi këtë të martë në Euronews Albania zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike dhe bashkimin e grupimit të Bardhit me atë të Berishës.
Kadilli sulmoi ashpër Gazment Bardhin të cilin e cilësoi si një jurist dhe jo si politikan.
Sipas tij një person që e fillon politikën si ministër nuk është politikan i mirëfilltë. Ai shtoi se grupimi i Bardhit duhet të flasë publikisht dhe të tregojë arsyet pse u bashkua me Sali Berishën dhe a janë me amerikanë apo jo.
“Këtu nuk ka politikë fare. Kur një njeri e fillon politikën nga ministër, nuk është politikan. Kur nuk është politikan mos prisni një arsyetim politik, maksimumi të luan me procedura se deri te juristi shkon. Ata mbrapa nuk iu dihen as emrat, më vjen keq se i kam kolegë një pjesë prej tyre por nuk kanë folur kurrë publikisht. Të thonë se përse lëvizën?! A janë me amerikanët apo janë me Berishën?”- tha Kadilli.
LEXONI GITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi