Nënkryetarja e PD komenton largimin e Bardhit: Unë e zgjedh vetë me kë ha darkë
Nënkryetarja e PD-së Oriola Pampuri, ka komentuar largimin e Gazment Bardhi nga grupi mbështetës i Lulzim Bashës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo nënvizoi se situata duhet të jetë e vështirë për atë që largohet dhe jo për Grupin Parlamentar të PD-së.
Mes të tjerash ajo nënvizoi se Gazment Bardhi ka bojkotuar çdo ftesë që i ka shkuar nga PD për të marrë pjesë në aktivitetet e partisë.
“Më e vështirë duhet të jetë situata për ata që kanë bërë një zgjedhje të tillë se sa brenda Grupit Parlamentar të PD-së. Në fund Grupi Parlamentar i PD del nga zgjedhjet e viti 2021 dhe del si grupi më i madh parlamentar dhe i tillë mbetet deri në zgjedhjet e 2025, pavarësisht lëvizjeve që mbeten në ndërgjegjen e secilit prej deputetëve.
Në momentin që ky Grup përmbush numrat e një grupi parlamentar, sigurisht mbetet në normën e grupit më të madh opozitar në Kuvend. Ky është rregull dhe nuk e zhbëjmë dot. Unë nuk marrë ftesa personale për interesa personale. Unë marrë ftesa nga kreu i grupit parlamentar të PD sepse respektoj institucionin, ndërsa shoqërinë dhe miqësinë unë e zgjedh vetë. E zgjedh vetë se më kë do të ha drekë dhe me kë do të pi kafe.
Sa i përket vendimeve politike, merrem me grupin parlamentar dhe kreu i grupit parlamentar ka detyrë të njoftojë dhe të vërë në dijeni të gjithë deputetët. Partia nuk funksionon si çetë shokësh. Bardhit i ka shkuar ftesë për të qenë pjesë e kryesisë, i ka shkuar ftesë për të qenë pjesë e grupit parlamentar, por nuk ka shkuar në asnjë aktivitet. Bardhi nuk ka qenë në asnjë mbledhje edhe pse mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm, postin e kryetarit të Grupit Parlamentar” – tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale