Kryen veprime të dhunshme në “Air Albania”, procedohen penalisht 6 tifozët polakë
Policia e Tiranës ka njoftuar procedimin penal të 6 tifozëve polakë të cilët kryen veprime të dhunshme në stadiumin “Air Albania”, gjatë ndeshjes me Shqipërinë për kualifikueset e Euro 2024.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se u referuan materialet procedurale në Prokurori për shtetasit me inicialet G. Ll., R. G., E. H., A. D., B. M. dhe G. Ç.
Sakaq vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri – Poloni, të zhvilluar më datë 10.09.2023, në stadiumin “Air Albania”, kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, 6 shtetas që hodhën flakadanë në fushë dhe ushtruan veprime të dhunshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta