Bardhi zbulon për çfarë ranë dakord me grupin e Berishës: Nisim aksionin opozitar

13 Shtator 2023 | 15:35

Gazment Bardhi ka zbuluar bisedën që ka zhvilluar në mbledhjen e deputetëve të opozitës për të rakorduar agjendën në aksionin e tyre anti-qeveri.

Ai renditi një sërë çështjesh që u diskutuan si dhe vendime që u morën.

“Kjo ishte mbledhja e radhës e deputetëve të opozitës për të rakorduar agjendën parlamentare dhe aksionin tonë parlamentar dhe politik. Kemi marrë disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me çështje në interes të qytetarëve, së pari grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim kanë vendosur të propozojnë një paketë ligjore dhe kanë ngarkuar ekspertët e grupit për të nisur menjëherë punën përsa i përket rritjes së pensioneve, masës së ndihmës ekonomike dhe skemës së pagesës për personat me aftësi të kufizuara duke përfshirë edhe çuarjen përpara të projektligjit për përcaktimin e minimumit jetik. Ky ishte vendimi i parë që u diskutua sot, ndërsa sa i takon llogaridhënies së qeverisë kanë ndërtuar një agjendë të plotë të komisioneve parlamentare ku do të ketë seanca dëgjimore në këto komisione për çështje në interes të publikut, dua të sjell në vëmendje një seancë dëgjimore sa i përket abuzimeve me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë, pra parlamenti do të duhet të njihet me raportin e zyrës anti-korrupsion të Bashkimit Europian që i është dorëzuar qeverisë shqiptare dhe më pas ministria e Bujqësisë do të duhet të raportojë në komisionin përkatës parlamentar,” – u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se një çështje tjetër që do të duhet të raportohet ka të bëjë me sigurinë në objektet ushtarake.

Ndërkohë nga seanca e fundit parlamentare, Bardhi tha se ka një çështje të mbetur pezull që ka të bëjë me mocionin me debat dhe kërkesën për interpelancë me kryeministrin sa i përket aferës së inceneratorëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026