Shkolla me 4 nxënës në Devoll, vetëm 2 prej tyre e frekuentojnë
Disa vite më parë shkolla e ciklit fillor në fshatin Kapshticë, Devoll numëronte rreth 60 nxënës nga fshati i cili ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Bilishtit.
Plaga më e madhe është emigracioni drejt shtetit fqinj, Greqisë, që si pasojë ka sjellë shpopullimin. Në këtë mënyrë, numri i nxënësve në shkollë ka rënë, duke ardhur në vitin 2023, ku ekziston vetëm një klasë me 4 nxënës.
E si të mos mjaftonte kjo, 2 prej tyre nuk janë paraqitur për të zhvilluar mësim.
“Unë jam 8 vjeç, quhem Leandra. Jam në klasën e tretë, 4 fëmijë jemi këtu në shkollë. Do doja të ishin më shumë. Lënda ime e preferuar është gjuha,” – tha një nga vajzat që shkon në këtë shkollë.
“Unë jam Avziu, jam 10 vjeç, në klasën e pestë. Me pëlqen shkolla. Ne 4 fëmijë jemi këtu po do më pëlqente të ishim më shumë,” – tregoi një djalë, nxënësi i dytë që frekuenton.
Setali Mane, ish-mësues tregon se para 15 vitesh shkolla e Kapshticës ka pasur 4 klasa me nga 15 nxënës.
Ai tregon edhe faktorët që kanë ndikuar në uljen e numrit të nxënësve në këtë shkollë.
“Ishim 4 klasa me nga 15 nxënës para 15 viteve. Pas saj nisi emigracioni njerëzit lëvizën dhe ikën e numri i nxënësve ra. Plus numri i lindjeve janë të pakta dhe arriti që para 5-6 vitesh numri vajti 7-8-10 fëmijë e fëmijët e kopshtit. Fshati ka kaluar mbi 50% që shtëpitë janë të mbyllura,” – u shpreh Mane.
Edhe ata pak banorë që kanë mbetur ngrenë shqetësimin e shpopullimit të fshatit.
“Këtu si mos më keq, ka 4-5 fëmijë, dy mësuese i bashkojnë në një klasë, sepse s’ka fëmijë. Emigrantët kanë ikur në Greqi, këtë e kanë lënë pas dore, interesi është fare minimal. Fshati është i boshatisur, shtëpi pa njerëz,” – tha një banor.
“Aktualisht nuk është mirë. Ku shkollat e para e ku kjo shkollë. Me vjen keq, mbesën e madhe e çoj Bilisht me lek, paguajmë se nuk ishin mundësitë këtu, në këtë shkollë nuk e merr të njëjtën edukate si e merr këtu ndërsa e vogla vjen këtu,” – u shpreh një tjetër.
Në qarkun e Korçës janë mbyllur 3 shkolla për këtë vit të ri shkollor, të treja në zona malore aty ku numri i banorëve për shkak të emigrimit ka ardhur në rënie e për rrjedhojë e numri i nxënësve është më i pakët.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)