Përhapet gjeografia e turistëve, zv. ministrja: Dyndje e kinezëve dhe spanjollëve
Zv. ministrja e Turizmit Vilma Bello ishte e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për fluksin e turistëve me të cilin u përball këtë verë Shqipëria.
Ajo tregoi se çuditë më të mëdha ishin me dyndjen e kinezëve dhe spanjollëve.
“Gati 40% e vizitorëve gjatë këtij viti kanë zgjedhur veriun dhe ka dhe një element tjetër shumë të rëndësishëm sepse është zgjeruar ndjeshëm gjeografia e atyre që vizitojnë Shqipërinë. Nëse më parë kemi pasur disa vende tradicionale që e frekuentonin, e vizitonin, ishin si treg i konsoliduar turistik, tashmë flasim për tregje të rinj, tregje të tjera dhe në shifra shumë më të rritura, për shembull turistët spanjollë që janë rritur nga viti i shkuar përgjatë këtij viti +128%, ka pasur turistë që vijnë nga Kina, që pas marrëveshjes që është bërë dhe liberalizimit të vizave ka qenë në shifra 5700 vizitorë, 152%, krahasuar me një vit më parë. Ka pasur shifra të rritura ndjeshëm nga Holanda, Gjermania,” – u shpreh Bello.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)