Parlamenti mban 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Marko Bello

14 Shtator 2023 | 10:36

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në nder të ish-deputetit të ndjerë Marko Bello, i cili më 12 shtator shënonte dhe datën e lindjes.

Ishte kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ai i cili kërkoi nga kolegët që të mbanin një minutë heshtje për ish-deputetin socialist.

“Unë kam një kërkesë zonja kryetare. Pardje ishte një moment sa i dhimbshëm, por dhe vlerësues për përkujtimin e jetës së njërit nga miqve tanë, kolegë në palament, diplomat, gazetar, ministër, zotit Marko Bello. Ndaj do desha të mbanim një minutë heshtje në vlerësim të jetës dhe mikut tonë Marko Bello”, tha Mediu

Marko Bello, lindi më 12 shtator të vitit 1961 dhe u nda nga jeta më 4 dhjetor 2020.

Ai ishte ish-deputet i Partisë Socialiste si dhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar. Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv.ministër i Mbrojtjes. Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026