Bardhi: Begaj shkeli Kushtetutën, Mete u dekretua Ministër, pa u shkarkuar nga AMF
Gazment Bardhi ka deklaruar në nisje të seancës së sotme plenare se Presidenti Bajram Begaj ka shkelur Kushtetutën.
Në fjalën e tij ai theksoi se presidenti ka sjellë në Kuvend dekretin për miratimin si Ministër i Financave të Ervin Mete, ende pa e shkarkuar nga posti si drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
“Në kundërshtim flagrant me nen 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik.
Shkarkimi i Mete është bërë në seancën e të hënës, pasi presidenti e kishte dekretuar si ministër. Ka sjellë një dekret në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.
Ka bërë dekretim pa kryer verifikim formal nga anëtari i Këshillit të Ministrave”, tha Gazment Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në