Rinisin shembjet e banesave në “Astir”, banorët nuk bëjnë asnjë rezistencë
Pesë godina u shemben mëngjesin e sotëm në Zonën e Astirit në kuadër të ndërtimit të ”Lotit 1′ të projektit të ”Unazës së Re”.
Ky ishte aksioni i parë i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për këtë fillim viti 2020.
Ndryshe nga herët e tjera, ky aksion nuk u shoqërua me përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë. Së bashku me 35 objektet e prishura në aksionet e mëparshme, ka shkuar në 41 numri i tyre.
Shembja e banesave solli edhe trafik makinash për disa orë në zonën e Astirit. Ndërkohë nesër një objekt 6-katësh do të rrezohet me shpërthim të kontrolluar.
IKMT-ja shembi ditën e sotme 5 objekte në këtë zonë, ndërsa banorët nuk manifestuan asnjë rezistencë duke e bërë më të lehtë punën e këtij institucioni.
Banorët e zonës së Astirit përgjatë një viti kanë bërë rezistencë të fortë në mbrojtje të banesave, por kundërshtimi i tyre në fund nuk mjaftoi dhe shtëpitë u prishën, duke i hapur rrugë kështu ndërtimit të projektit të “Unazës së re”.
Ky projekt i ri infrastrukturor pritet t’i japë zgjidhje trafikut të rënduar në këtë nyje rrugore.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës