Droga dhe rreziqet në shkolla, Eksperti: Përgjegjësia, tek ata që e kanë për detyrë

15 Shtator 2023 | 12:17

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, ishte këtë të premte në studion e Euroneës Albania për të folur mbi megaoperacionin policor që u zhvillua në rang vendi dhe ku u arrestuan mbi 230 persona për shpërndarje droge.

Softa tha se përdorimi i drogës është kthyer në një fenomen shqetësues, sidomos tek te rinjtë. Ai nënvizoi se një rrezik është shtuar për përdorimin e drogës dhe në shkolla.

Sipas tij shumë fëmijë kanë rënë pre e përdorimit të drogës, madje janë bërë dhe shpërndarës së saj.

Ai apeloi ndaj auotriteteve që të shtojnë masat e sigurisë dhe policia të mbajë përgjegjësi në hallkat që cedojnë në këtë luftë.

“Duhet të fillojë përgjegjësia tek ata që e kanë për detyrë, përshëmbull, inspektori i zonës i cili mbulon shkollën, ai që është te policia në komunitet dhe çdo komisariat sipas shkollave. Përfshirë këtu ata të arsimit parashkollor dhe deri te ato të mesme apo të larta. Kush është policia kriminale apo në bazë të sektorit të shërbimit dhe të mbahen përgjegjësitë për ata që nuk kanë raportuar problemet.

Droga edhe nëse nuk ka ndodhur këto katër ditë, ne kemi vite që e kemi ngritur këtë problem. Sa breza kanë kaluar? Sa breza janë dëmtuar? Sa breza mund të jenë bërë përdorues?”, tha Softa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026