Ministri grek reagon pas takimit me Belerin: Lëreni të betohet, respektoni qytetarët
Ministri i Brendshëm i Greqisë, Johanis Ikonomu, është takuar mesditën e kësaj të premteje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, por ende të pa betuar, Fredi Beleri.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri grek shkruan se Shqipëria duhet të lejojë menjëherë betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës duke respektuar verdiktin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit.
Συναντήθηκα, σήμερα, στις φυλακές Δυρραχίου, παρουσία της Πρέσβεώς μας στην Αλβανία, κ. Κωνσταντίνας Καμίτση, με τον εκλεγμένο Δήμαρχο Χειμάρρας, μέλος της ελληνικής εθνικής μειονότητας της Αλβανίας, κ. Φρέντη Μπελέρη, ο οποίος παραμένει προφυλακισμένος για περισσότερους από…
— Γιάννης Οικονόμου (@joikonomou) September 15, 2023
“U takova sot në burgun e Durrësit, në prani të ambasadorit tonë në Shqipëri, z. Konstantinas Kamitsi, me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë, z. Fredi Beleri, i cili qëndron në paraburgim për më shumë se katër muaj. Për Greqinë ky rast ka qenë që në fillim dhe mbetet tejet i rëndë. Respektimi i shtetit të së drejtës dhe i të drejtave civile janë parimet dhe vlerat kryesore evropiane. Qëndrimi i Greqisë është se në rastin e zotit Beleri nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave civile. Pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin e zotit Beleri si kryetar Bashkie, duke respektuar verdiktin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Zgjerimi i situatës aktuale hedh një hije serioze mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe nuk është në përputhje me frymën evropiane, me gjithçka që ajo përfshin”, shprehet ministri grek.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës