Gazetari-zëdhënësit të policisë: Bëtë show, ngritët helikopterin për 190 gr drogë!

15 Shtator 2023 | 20:40

Gazetari Dritan Laçi debatoi në emisionion Review në Euronews Albania me zëdhënësin e policisë Gent Mullai lidhur me megaoperacionin e policisë “Tempulli”, një dite më parë ku u arrestuan dhjetëra persona dhe u shkatërruan 23 grupe kriminale.

Sipas tij, sasitë e vogla të lëndëve narkotike të kapura në disa qytet të konsideruara problematike i sfumojnë shifrat e policisë.

“Ka qytete që janë kapur 190 gramë kokainë, ka diçka që nuk shkon edhe me numrin e personave. Ka qytete si Gjirokastra ku nuk ka fare lëndë narkotike të forta në gjithë këtë operacion. Durrësi, ku janë kapur vetëm 170 gramë kokainë, që e sfumon si operacion. Nëse flasim për grupe të organizuara dhe 23 grupe kriminale që goditen brenda një dite këto shifra e rrëzojnë. Të ngremë helikopterin për të kapur El Chapon po e pranojmë, por nëse e keni ngritur helikopterin për të kapur 190 gramë kokainë në Vlorë, këtu ka diçka që nuk shkon”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026