Armë zjarri e municion luftarak me vete, arrestohet 19-vjeçari në Pogradac

16 Shtator 2023 | 13:48

Një 19-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi është kapur me armë zjarri dhe municion luftarak me vete.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë H. K., 19 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec.

Gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj 19-vjeçarit, i cili u lokalizua dhe u ndalua në fshatin Llëngë, iu gjetën në çantë, një armë zjarri pistoletë, 3 kapsolla detonatore, si dhe krehër dhe fishekë për pistoletën, ndërsa me vete iu gjet një armë gjahu. Të gjitha sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026