BE i thotë lamtumirë qymyrit, 45% e energjisë nga era dhe dielli deri në 2030
Bashkimi Europian po i thotë lamtumirë lëndëve djegëse fosile që sigurojnë energji elektrike. Një marrëveshje e re do të fikë turbinat e termocentraleve, për t’i zvendësuaar me parqe eolike dhe panele diellore.
Projektligji, i miratuar këtë javë ne Parlamentin Europian me një shumicë të madhe votash, parashikon një objektiv të përditësuar të energjisë së rinovueshme nga 42.5 deri në 45% deri në vitin 2030. Kujtojmë se objektivi i votuar më herë ishte 32%.
Era dhe dielli gjeneruan një rekord prej 22% të energjisë elektrike të BE-së vitin e kaluar dhe për herë të parë kaluan gazin, i cili përbënte 20%. Ndërkohë, energjia e qymyrit përbënte 16%.
Parlamenti tha se legjislacioni do të përshpejtojë vendosjen e paneleve diellore dhe mullinjve me erë, pasi qeveritë kombëtare do të duhet të japin leje për instalime të reja të rinovueshme brenda 12 muajve nëse ato ndodhen në zona që garantojnë mbrojtjen e natyrës në të njëjtën kohë. Jashtë zonave të tilla, procesi nuk duhet të kalojë 24 muaj.
BE pret gjithashtu që vendosja e burimeve të rinovueshme në sektorin e transportit të ndihmojë në reduktimin e emetimeve të gazeve serë me 14.5% deri në vitin 2030 nëpërmjet “përdorimit të biokarburanteve të avancuara.”
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë