NATO-s po i mbarojnë armët, Zelensky njofton “Forum Ndërkombëtar”

17 Shtator 2023 | 15:55

Presidenti ukrainas, Zelensky njoftoi organizimin e një “Forumi Ndërkombëtar të Industrive të Mbrojtjes” që do të zhvillohet në Ukrainë “këtë vjeshtë”, me pjesëmarrjen e të paktën 86 kompanive nga 21 vende.

Qëllimi është t’i krijojë Ukrainës çdo mundësi për të prodhuar armë dhe municione, për t’i dhënë teknologji moderne dhe për të pasur një mbrojtje të besueshme kundër çdo forme agresioni.

Por furnizimi i Kievit me armë për të përballuar agresionin rus, po ngre shqetësime brenda NATO-s. Shefi i Komitetit Ushtarak të aleancës, admirali holandez Rob Bauer, ka pranuar se “vëllimi i asaj që përdoret [për të ndihmuar Ukrainën] po shkon përtej kapacitetit të prodhimit të NATO-s”.

“Tani po japim armë dhe në të njëjtën kohë po porosisim të reja, çka nuk po krijon një ekuilibër. Prandaj bëhet thirrja për industrinë dhe qeveritë që të kenë një debat më intensiv dhe një sens më të lartë për urgjencën që duhet për të zgjidhur problemin”, tha Rob Bauer i Holandës, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Gjithsesi, zyrtari i NATO-s thekson se kjo situatë nuk duhet të ndikojë në ndihmën e Ukrainës, edhe pse shumë shtete në Europë rrezikojnë të ekspozojnë veten e tyre me zbrazjen nga armatimet të cilat po shkojnë në fushën e betejës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026