Mjekja psikiatre: Përdorimi i hashashit çon edhe në skizofreni

18 Shtator 2023 | 09:05

Psikiatrja Irena Thoma tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se përdorimi i hashashit mund të çojë deri në skizofreni.

Sipas saj është e gabuar të thuhet që hashashi nuk të sjell probleme kur varësia nga ajo lloj droge në një moment mungese mund të shtyjë në përdorimin e drogave të tjera.

“Ajo që unë do i mëshoja fort është një lloj miti që hashashi nuk ka probleme. Kjo është gjëja më problematike që po qarkullon dhe që e bën këtë lloj problemi të jetë nën rrogozë, të mos vlerësohet siç është në të vërtetë. Përdorimi i hashashit dëmton edhe nëse  nuk bëhet në mënyrë të rregullt, padiskutim që krijon varësi, padiskutim që në momente të caktuara mund të ketë dhe mbidozime dhe padiskutim që pas hashashit këta persona për shkak të varësisë dhe situatave të cilat i shkaktojnë format e mungesës, mund të gjejnë mënyrën për të përdorur droga të tjera, edhe pse në momentin e parë  mund të kenë idenë që unë po përdor vetëm hashash dhe nuk përfshihem në droga të tjera. Ky mendim mund të ngelet fillestar dhe me kalimin e kohës për shkak të këtyre nevojave mund të fillojnë të abuzojnë me droga të tjera,” – u shpreh mjekja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024